Parajsa nuk eshte nje orkide


IMAZHI PËR FATIN DHE VLERAT E JETËS

​​nga Engjell I. Berisha

Jeta është tejet e bukur, madje edhe parajsa jetohet këndej, mëton ta thotë poeti Chris Lawrenci në librin e tij “Parajsa nuk është një orkide”, që vjen i përkthyer nga poeti Jeton Kelmendi dhe i botuar në Shtëpinë Botuese IWA Bogdani në Prishtinë. Poezitë janë përzgjedhje e autorit bashkë me përkthyesin, që japin një përgjigje mbi kuptimin real, sikur e jeton vetë autori, skemë kjo poetike, por shfaqje tejet origjinale, intuitive e botës shpirtërore sikur mund ta shprehë vetëm një artist.

Poeti Chris Laërence, e shikon jetën në mes vlerës reale dhe rëndësisë që u japim nga vetja. Ideja se mund tëndërtojmëstrukturë duke mbuluar fakte, është farsë sipas mendimit të tij, ku as rrjedha e mendimit nuk derdhet njësojënë laboratorin e tij krijues, se ka përballë faktorë qëndryshojnë proceset. Poezia e Lawrencit kapet edhe si portretizim individual, një llojëbiografie në vargje, me tema interesante, natyrisht jetësore, sikurse te shumë poetëbotërorë ku fati i tyre bëhet karakter qëluan rol në shoqëri. Fati i individit me të metat e shoqërisë e shembuj të tjerë.

Unë shoh një mllef te ai, po aq sa shfaq dashuri për jetën, pasion për dëshirat e tij që janë të shumta, edhe kur e kujton vendin e vetë të lindjes, edhe kur kujton shokët edhe kur dëshiron të hajënë kuzhinë, edhe kur e thithë cigaren me aq afsh. Të ushqyerit bëhet motiv dhe përkushtim si rrallëndokush prej krijuesve, duke vërtetuar mendimin tim se ai e shikon jetën në mes vlerës dhe rëndësisë që u japim gjësendeve. Shpërfaqja e realitetit na bën të ngurtësojmë e të mos e themi fjalën që na vlon në gjoks, sikur e thotë poezia e Lawrencit, edhe kur lakmojmë, edhe kur dehemi, e kur bëjmë moral jetësor, sikur thotë poeti “dashnorë të gjallë me kujtime apo të vdekur e të harruar”.

Nuk ka gjë më interesante në jetë se sa ta shikosh të kaluarën nga një moshë, gati e ikur për aventura, sikur të ngjitesh në një maje kodre e ta shikosh fushën e gjelbëruar, por që nuk guxon ta shkelësh më atë. A si e shprehë mllefin e dashurinë për kohën që ikë në poezinë Banesa “E kaluara është një vend, të cilin unë nuk dëshiroj që ta vizitoj, bëhen të errëta shtëpitë dhe zemrat”.

​Dialogjet që zhvillon në anonimitet me personazhë që i mban në zemër, bashkëjeton me dramën njerëzore, dhe si hov emocional nuk e lë shpoti të cilat i paraqet më shumë si paradoks.

Sikur të themi se poezitë e përzgjedhura janë nga shumë situata, janë mjetet shprehëse, figurat intensive, jo si monolog i heshtur, por përkundrazi, i qëndron besnik së rrëfimit me sa zë që ka.

​​​​​​Engjëll I. Berisha

Libri Gjenocid I autoreve Ernesto Kahan dhe Taki Yuriko perkthyer nga Jeton Kelmendi

IWA Bogdani boton librin poetik “VALLTARJA NË GURË” nga Mirash Martinoviq, perkthyer nga Smajl Smaka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s