
IMAZHI PËR FATIN DHE VLERAT E JETËS
nga Engjell I. Berisha
Jeta është tejet e bukur, madje edhe parajsa jetohet këndej, mëton ta thotë poeti Chris Lawrenci në librin e tij “Parajsa nuk është një orkide”, që vjen i përkthyer nga poeti Jeton Kelmendi dhe i botuar në Shtëpinë Botuese IWA Bogdani në Prishtinë. Poezitë janë përzgjedhje e autorit bashkë me përkthyesin, që japin një përgjigje mbi kuptimin real, sikur e jeton vetë autori, skemë kjo poetike, por shfaqje tejet origjinale, intuitive e botës shpirtërore sikur mund ta shprehë vetëm një artist.
Poeti Chris Laërence, e shikon jetën në mes vlerës reale dhe rëndësisë që u japim nga vetja. Ideja se mund tëndërtojmëstrukturë duke mbuluar fakte, është farsë sipas mendimit të tij, ku as rrjedha e mendimit nuk derdhet njësojënë laboratorin e tij krijues, se ka përballë faktorë qëndryshojnë proceset. Poezia e Lawrencit kapet edhe si portretizim individual, një llojëbiografie në vargje, me tema interesante, natyrisht jetësore, sikurse te shumë poetëbotërorë ku fati i tyre bëhet karakter qëluan rol në shoqëri. Fati i individit me të metat e shoqërisë e shembuj të tjerë.
Unë shoh një mllef te ai, po aq sa shfaq dashuri për jetën, pasion për dëshirat e tij që janë të shumta, edhe kur e kujton vendin e vetë të lindjes, edhe kur kujton shokët edhe kur dëshiron të hajënë kuzhinë, edhe kur e thithë cigaren me aq afsh. Të ushqyerit bëhet motiv dhe përkushtim si rrallëndokush prej krijuesve, duke vërtetuar mendimin tim se ai e shikon jetën në mes vlerës dhe rëndësisë që u japim gjësendeve. Shpërfaqja e realitetit na bën të ngurtësojmë e të mos e themi fjalën që na vlon në gjoks, sikur e thotë poezia e Lawrencit, edhe kur lakmojmë, edhe kur dehemi, e kur bëjmë moral jetësor, sikur thotë poeti “dashnorë të gjallë me kujtime apo të vdekur e të harruar”.
Nuk ka gjë më interesante në jetë se sa ta shikosh të kaluarën nga një moshë, gati e ikur për aventura, sikur të ngjitesh në një maje kodre e ta shikosh fushën e gjelbëruar, por që nuk guxon ta shkelësh më atë. A si e shprehë mllefin e dashurinë për kohën që ikë në poezinë Banesa “E kaluara është një vend, të cilin unë nuk dëshiroj që ta vizitoj, bëhen të errëta shtëpitë dhe zemrat”.
Dialogjet që zhvillon në anonimitet me personazhë që i mban në zemër, bashkëjeton me dramën njerëzore, dhe si hov emocional nuk e lë shpoti të cilat i paraqet më shumë si paradoks.
Sikur të themi se poezitë e përzgjedhura janë nga shumë situata, janë mjetet shprehëse, figurat intensive, jo si monolog i heshtur, por përkundrazi, i qëndron besnik së rrëfimit me sa zë që ka.
- https://www.facebook.com/plugins/like.php?href=https://www.iwabogdani.org/2021/04/28/chris-lawrence-botohet-ne-shqip-perkthyer-nga-jeton-kelmendi/&layout=button_count&show_faces=false&width=105&action=like&colorscheme=light&height=21
- https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.06c6ee58c3810956b7509218508c7b56.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-1&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fwww.iwabogdani.org%2F2021%2F04%2F28%2Fchris-lawrence-botohet-ne-shqip-perkthyer-nga-jeton-kelmendi%2F&size=m&text=Chris%20Lawrence%20botohet%20n%C3%AB%20Shqip%2C%20p%C3%ABrkthyer%20nga%20Jeton%20Kelmendi&time=1619881798863&type=share&url=https%3A%2F%2Fwww.iwabogdani.org%2F2021%2F04%2F28%2Fchris-lawrence-botohet-ne-shqip-perkthyer-nga-jeton-kelmendi%2FPrevious articleIWA Bogdani boton librin poetik “VALLTARJA NË GURË” nga Mirash Martinoviq, perkthyer nga Smajl SmakaNext articleLibri Gjenocid I autoreve Ernesto Kahan dhe Taki Yuriko perkthyer nga Jeton Kelmendi
RELATED ARTICLESMORE FROM AUTHOR

Libri Gjenocid I autoreve Ernesto Kahan dhe Taki Yuriko perkthyer nga Jeton Kelmendi
